Sport

“Meritonim fitoren, bëhen 4 pikë të humbura”, Inzaghit s’i del e keqja me penalltitë

7 Nëntor 2021, 23:04 Nga DOSJA
“Meritonim fitoren, bëhen 4 pikë të humbura”,

ITALI-Barazimi në derbin ndaj Milanit e la Interin përsëri me shtatë pikë larg nga vendi i parë. Simone Inzaghi, trajneri i Interit nuk u shfaq i kënaqur nga ky barazim, por thotë se ka kohë për të rikuperuar pikët me diferencë me kuqezinjtë.

ANALIZA– “E shoh gotën gjysmë bosh. Krijuam shumë raste dhe gabuam një penallti. Meritonim më shumë. Luajtëm ndaj një skuadre shumë të fortë që e ka merituar vendin e parë. Jemi pak mbrapa, por ka kohë për t’u përmirësuar”.

PIKË TË HUMBURA– “Duhet të rikuperojmë energjitë pas këtij cikli ndeshjesh të mbyllur. Në 6 javët e fundit kemi barazuar me Milanin dhe Juventusin, kur kemi merituar fitoren. Ne jemi aty, sepse mungojnë shumë ndeshje. Nuk duam të ndalemi. Donim t’ua dhuronim fitoren tifozëve tanë. Mund ta luanim më mirë”.

PENALLTITË– “Goditësit tanë janë Lautaro dhe Calhanoglu. Nëse shohim edhe barazimin me Atalantën, sot bëhen 4 pikë të humbura”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport inter milan inter milan

Sondazh

Poll