Sport

“Inter i fortë? Treguam se jemi edhe ne”! Pioli, elozhe Milanit pas barazimit

7 Nëntor 2021, 23:17 Nga DOSJA
“Inter i fortë? Treguam se jemi edhe ne”! Pioli, elozhe Milanit

ITALI-Milan vazhdon të jetë i pamposhtur dhe këtë herë barazoi 1-1 me Interin në derbi, ndërkohë që trajneri Stefano Pioli foli pas ndeshjes për DAZN.

NDESHJA– “U munduam të fitojmë, por ishte e komplikuar. Skuadra tregoi shpirt të lartë, por vuajtëm pak në pjesën e parë. Më pas reaguam. Interi është një skuadër e fortë dhe ne treguam që gjithashtu jemi të fortë.Mund të ketë vështirësi, por shfaqëm kurajo sonte dhe të dyja skuadrat i patën mundësitë për të fituar”.

LEAO-REBIC– “Ante është shumë i rëndësishëm për ne, pasi ai ndryshon ritmin dhe është shumë agresiv. Leao nuk ishte në formë sonte dhe ishte e pashmangshme, pasi ka luajtur thuajse çdo ndeshje në tre javët e fundit”.

SULMI– “Ishim të guximshëm më sulm, por edhe në mbrojtje ku u përballëm me situata një kundër një me lojtarë si Dzeko dhe Lautaro. Ishim të etur për të marrë një rezultat pozitiv.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport inter milan pioli inter milan pioli

Sondazh

Poll