Sport

Dy penallti dhe një autogol, derbi i Milanos “zjarr”, por mbyllet pa fitues

7 Nëntor 2021, 21:52 Nga DOSJA
Dy penallti dhe një autogol, derbi i Milanos “zjarr”, por

ITALI-Nuk ka fitues në derbin e Milanos. Takimi mes Milanit dhe Interit për javën e 12-të të Serie A përfundoi me shifrat 1-1. Një përballje që nisi “zjarr” ku dy skuadrat u hodhën në sulm për të shënuar. Në minutën e 17′, mesfushori i Milanit, Franck Kessie gaboi në zonë, me Calhanoglu që fitoi 11-metërshin dhe ishte pikërisht mesfushori turk që përballë portierit Tatarusanu u tregua i saktë.

Avantazhi i zikaltërve nuk do të zgjaste shumë sepse pas 6 minutash, De Vrij shkakton autogol. Megjithatë emocionet nuk do të përfundonin këtu, sepse në minutën e 27′, përsëri do të akordohej penallti për Interin, kur Darmian pengohet nga Ballo-Toure.

Pranë topit shkoi Lautaro Martinez, që nuk u tregua i saktë, me portierin rumun që ia doli të neutralizojë tentativën e argjentinasit. Në pjesën e dytë, ritmi i lojës ra me 90 minutëshin që përfundoi me shifrat 1-1. Një rezultat që i bën punë Napolit, pasi qëndron në vendin e parë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport inter milan inter milan

Sondazh

Poll