Sport

Humbja e parë, Liverpool mposhtet nga West Ham, Klopp akuzon gjykimin…

8 Nëntor 2021, 06:20 Nga DOSJA
Humbja e parë, Liverpool mposhtet nga West Ham, Klopp akuzon

ANGLI – Pasi është mundur 3-2 në “Olimpic Stadium” të Londrës nga West Ham United, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka shprehur rezerva për gjykimin në ndeshjen, ku “The Reds” pësuan edhe humbjen e parë në Premier League. Ai theksoi se ishin episode ato, që vendosën ndeshjen dhe për fat të keq, ishin kundër Liverpoolit.

“Sot vendosën disa episode kyçe. Golat dhe disa situata duhej të shkonin ndryshe. Le të flasim për lojën. Goli i parë që pësuam është faull ndaj portierit. Krahu i lojtarit kundërshtar shkon në krahun e Alissonit, kështu që si mund ta kontrollonte portieri topin? Kjo nuk ka kuptim. Shënuam golin e barazimit dhe kontrolluam plotësisht lojën dhe ata luajtën vetëm me kundërsulme.

Gjatë pjesës së dytë ne nuk luajtëm aq qartë, duhej të ishim më klinikë gjatë gjithë 90 minutave. Ata, duhet ta pranojmë, kanë cilësi dhe na ndëshkuan. Ndërhyrja e Aaron Cresswell ndaj Jordan Henderson nuk ishte e rregullt. Dy situata që ishin me ndikim, por nuk i mori West Hami vendimet.

Çfarë mund të bëjë Alisson? Kjo është arsyeja pse portieri është i mbrojtur. Nëse një lojtar kërcen në ajër me krahun e tij… është një pjesë e rëndësishme e trupit për portierin. Njerëzit do të thonë se po e justifikoj, por unë jam i qetë.

Vendimet e gjyqtarit duhet të jenë të drejta, por ai nuk e bëri këtë. Gjërat e vogla vendosën dhe disa gjëra shkuan kundër nesh. Ne nuk ishim aq të qetë në momentet vendimtare, nuk patëm shumë durim”,- deklaroi Klopp.

Pas kësaj ndeshjeje të javës së 11-të të Premier League, Liverpool renditet në vendin e katërt me 22 pikë, ndërkohë që klasifikimi udhëhiqet nga Chelsea me 26 pikë, në ndjekje të së cilës janë Manchester City dhe West Ham me nga 23 pikë.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll