Sport

Verstappen ‘shkëlqen’ në Grand Prix të Meksikës, fitorja e tretë në Botëror

8 Nëntor 2021, 06:01 Nga DOSJA

MEKSIKE – Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, triumfoi në Grand Prix të Meksikës në Formula 1, duke thelluar në 19 pikë diferencën me rivalin e tij kryesor për titull, kampionin britanik Lewis Hamilton të Mercedesit, që u rendit i dyti.

Në podium u ngjit edhe meksikani Sergio Perez me makinën tjetër Red Bull, që tentoi deri në fund të parakalojë rivalin britanik, por pa sukses.

Grand Prix i Meksikës ishte një garë e dominuar nga makina Red Bull, me Verstappen që u nis i treti, por që në startin e garës arriti të parakalojë dy makinat Mercedes. Ishte kjo edhe fitorja e tretë e pilotit holandez gjatë sezonit të këtij botërori.

Skuderia gjermane e Mercedesit nuk dha atë që pritej, e nisi keq garën me të dy pilotët, madje Bottas pësoi aksident dhe zbriti në vendet e fundit. Në përfundin të garës, Hamilton u shpreh se makinat Red Bull ishin më të shpejta, duke ‘shigjetuar’ finlandezin, për startin e gabuar të startit.

Kjo bëri që Verstappen të zhvillojë një garë më vete, në përfundim të së cilës, e thelloi në 19 pikë diferencën në renditen e pilotëve me britanikun Hamilton, duke iu afruar edhe më shumë titullit të parë kampion në Formula 1.

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll