Sport

Verona i bën nder Serie A, bllokon Napolin. Lazio nuk e diskuton Salernitanën

7 Nëntor 2021, 19:24 Nga DOSJA
Verona i bën nder Serie A, bllokon Napolin. Lazio nuk e diskuton

ITALI-Verona i bën nder Serie A. Skuadra veroneze ka barazuar ndaj Napolit kryesues me shifrat 1-1 duke i bërë një nder Milanit dhe Interit sa i përket vendit të parë. Në minutën e 13′ Simeone shënoi për Veronën, ndërsa avantazhi nuk zgjati shumë, pasi Di Lorenzo e ndëshkoi skuadrën e Igor Tudor. Napoli gjatë gjithë kohës tentoi të gjente golin e epërsisë, por tre herë u ndal nga shtylla.

Në pjesën e dytë Verona e mbylli me dy lojtarë më pak, pasi Bessa (88’) dhe Kalinic (93’) e ndëshkuan me kartonë të kuq, por gjithsesi e mori një pikë ndaj Napolit në transfertën më të vështirë.

Lazio ndërkohë bëri detyrën kundër Salernitana dhe u ngjit në vendin e pestë (21 pikë), duke parakaluar rivalët e Romës. Immobile dhe Pedro realizuan dy herë në pjesën e parë, kurse Luis Alberto i mbylli llogaritë 20 minuta nga fundi i ndeshjes.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport lazio napoli verona lazio napoli verona

Sondazh

Poll