Sport

“Kryengritje” në shtëpinë e “Djajve”, Ronaldo&CO flasin nën zë kundër Solskjaer…

8 Nëntor 2021, 10:45 Nga DOSJA

ANGLI – Pankina e Ole Gunnar Solskjaer është seriozisht në rrezik. Fitorja ndaj Tottenham është harruar, pas dy disfatave të rënda ndaj Liverpool (0-5) dhe në derbin me Manchester City (0-2). Sipas shtypit anglez, besimi i klubit e lojtarëve karshi trajnerit norvegjez thuajse ka përfunduar.

Kjo deri në atë masë, sa që “Djajtë e Kuq” janë në kufijtë e revoltës, trazirave brenda dhomës së zhveshjes. Bëhet me dije se lojtarët kryesorë, përfshirë edhe yllin portugez Cristiano Ronaldon, nuk janë të kënaqur me udhëheqjen e Solskjaer.

Bruno Fernandes është ankuar për mënyrën e lojës së United nga trajneri dhe stafi i tij. CR7 nuk e fsheh shqetësimin nga rënia e dukshme e performancës së ekipit. Për disa lojtarë, tekniku Solskjaer tregon po shenja favorizimi, ndërsa është shumë i butë nuk po arrin të vendosë ballanca e nevojshme në menaxhimin e grupit.

Për më tepër, shumë nuk e kanë pëlqyer faktin, që Rashford u la jashtë formacionit në ndeshjen kundër Manchester City dhe aktivizimin e tij vetëm pas minutës së 67-të me justifikimin se sulmuesi kishte humbur dy ditë stërvitje para ndeshjes për shkak të gripit.

Me pak fjalë, një intolerancë e shfrenuar, që tani rrezikon ta dëmtojë thellësisht dhomën e zhveshjes së Manchester United, të kthehet në një kryengritje.

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll