Sport

Strakosha, gati transferimi te Newcastle. “The Sun” shkruan për mundësitë e largimit

7 Nëntor 2021, 18:34 Nga DOSJA

ANGLI- Një lajm i bujshëm vjen nga Anglia, ku Newcastle, skuadra më e pasur në botë kërkon të nënshkruajë më Strakoshën në merkaton e janarit. “The Sun” shkruan se gardiani shqiptar kërkon një sfidë të re dhe drejtuesit janë gati të bisedojnë me Strakoshën.

Ideja e sheikëve është të firmosin një parakontratë me Strakoshën, që më pas Lacio ta lërë të lirë me një shumë të vogël, dhe të heqë dorë nga pretendimet e mëdha.

Kjo do të ishte një lëvizje e bujshme për gardianin e Kombëtares, pasi Newcastle po kërkon të vërë në jetë një projekt shumëmilionësh dhe së bashku me shqiptarin do të afroheshin dhe emra të njohur të futbollit europian.Strakosha nuk është i vetmi pasi Magpies janë interesuar për Marc-Andre ter Stegen dhe Dean Henderson të Manchester United.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport angli newcastle strakosha angli newcastle strakosha

Sondazh

Poll