Sport

Conte duhet të presë për fitoren e parë në Premier League, Arsenal kalon Watford

7 Nëntor 2021, 18:18 Nga DOSJA
Conte duhet të presë për fitoren e parë në Premier

ANGLI-Antonio Conte debuton në Premier League me një barazim të thatë 0-0 në takimin ndaj Everton. Fitorja ndaj Viteses në Conference League solli një farë entuziasmi, por që ditën e sotme tregoi se skuadra ka probleme të theksuara.

Totenhem ndodhet në vendin e 9-të në kuotën e 16 pikëve dhe tekniku italian ka shumë punë për të bërë pasi pretendimi i Tottenham në fillimin e kampionatit ishte zona Champions.

Arsenal fiton 1-0 ndaj Watford. Skuadrës së Artetës i mjaftoi goli i blerjes së verës Smith Rou, ndërsa në pjesën e parë Aubameyang gaboi nga penalltia nga pika e 11-metërshit. Ky trepikësh e ngjit skuadrën e Artetës në vendin e 5-të në kuotën e 20 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport conte tottenham conte tottenham

Sondazh

Poll