Sport

Strakosha largohet nga Lazio, e pret skuadra sheikëve!

7 Nëntor 2021, 16:07 Nga DOSJA
Strakosha largohet nga Lazio, e pret skuadra sheikëve!

ITALI – Thomas Strakosha do të largohet nga Lacio në muajin janar. Gardianit shqiptar i skadon kontrata në fundin e sezonit dhe nuk ka një gjuhë të përbashkët për rinovimin. Pas lënies në stol në sezonin e shkuar, Strakosha nuk u kthye titullar as me Sarrin.

Ky i fundit po e lë si zgjedhje të parë në Premier League, pasi në Serinë A është i padiskutueshëm Pepe Reina.

“The Sun” ka raportuar se Newcastle do të jetë ekipi i ri i Strakoshës dhe se lëvizja do të kryhet në merkaton e janarit.

Kjo do të jetë dëshirë e plotësuar për gardianin e Kombëtares që e preferon së tepërmi Premier League. Ndërkohë skuadra angleze do të përforcohet me emrat më të mirë pasi me pronarët e rinj, janë më të pasurit në futbollin e Europës.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport lazio newcastle permier league seria a strakosha lazio newcastle permier league seria a strakosha

Sondazh

Poll