Sport

“Është person i vështirë!” Shkrimtari zbulon Messin jashtë fushe: Guardiolës i bëri.

7 Nëntor 2021, 17:14 Nga DOSJA
“Është person i vështirë!” Shkrimtari zbulon

PARIS-Lionel Messi është një nga emrat më të mëdhenj në historinë e futbollit, por kushdo që mendon se ylli argjentinas është karizmatik apo dikush me të cilin është e lehtë të lidhesh, e ke gabim. Dokumentari i RMC Sport përshkruan Messin e vërtetë.

Disa nga ata që e njohin me të vërtetë La Pulce-n dhe mes tyre është edhe Alexandre Juillard, autor i librit ‘Messi i panjohur’. Shkrimtari ka zbuluar disa prapaskena për vitet e hershme të kampionit argjentinas te Barcelona.

Juillard shpjegon se ishte vërtet e vështirë të jetosh me sulmuesin për shkak të karakterit të tij: “Gjatë viteve të tij në Barcelonë, Messi ka qenë një person i vështirë për t’u përballur. Përveç faktit që është tip shumë i mbyllur, ai kishte një problem komunikimi. Nëse një ditë dilte nga pankina ose zëvendësohej, ditën tjetër nuk paraqitej në stërvitje”.

Për fat të mirë, Pep Guardiola ishte në gjendje ta menaxhonte atë, edhe nëse nuk ishte gjithmonë e lehtë: “Ndonjëherë Guardiola thoshte ‘Çfarë po bëj, nëse vazhdoj kështu do ta humbas. Ok, do të marr makinën, do të shkoj në shtëpinë e tij dhe do ta sjell këtu. Sot, duket si një gjë e çmendur. Por ajo e Leos ishte një thirrje për ndihmë, ai duhej të ishte tekniku që të shkonte dhe të komunikonte me të dhe të sigurohej që ta kthente në rrugën e duhur”.

Duke konfirmuar besimin dhe marrëdhënien mes Guardiolës dhe Messit është edhe Ignasi Oliva, drejtor i Arenys: “Leo tashmë kishte dhënë fjalën se do të merrte pjesë në Lojërat Olimpike dhe kjo po krijonte tensione në Barcelonë, sepse klubi do të fillonte duke luajtur në Champions League pa të. Dhe më pas Pep e pyeti ‘Leo, a dëshiron vërtet të shkosh në Lojërat Olimpike?’.

Ai u përgjigj po dhe trajneri i tha ‘Pra, shko në Olimpiadë dhe kur të kthehesh të dua menjëherë këtu.’ Kështu ishte: sulmuesi shkon në Olimpiadë dhe fiton medaljen e artë, kthehet dhe fiton tripletën me Barcelonën. I mbyllur, introvert, me karakter të vështirë por gjithsesi Lionel Messi mbetet kampion.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport barcelona guardiola messi barcelona guardiola messi

Sondazh

Poll