Sport

Partizani merr fitoren e parë në kampionat, e bën “sefte” në javën e 8-të

7 Nëntor 2021, 15:28 Nga DOSJA
Partizani merr fitoren e parë në kampionat, e bën

KAMËZ-Pas 8 javësh kampionat Partizani merr fitoren e parë. Të kuqtë e Ilir Dajës fituan me rezultatin e pastër 0-2 në transfertën e Kamzës ndaj Kastriotit, falë golave të Emiliano Mustës dhe Arinaldo Rrapajt. Goli i parë erdhi në minutën e 37, teksa Musta shënoi drejtpërdrejtë nga një goditje dënimi, teksa portieri i krutanëve, Sali me gjithë zgjatjen e tij nuk mundi ta ruante portën e paprekur.

Me kalimin e minutave, Partizani nisi të gjente edhe më shumë hapësira nëpërmjet kundërsulmit, e pikërisht nga një i tillë “vrau” ndeshjen në minutën e 90 me anë të Rrapajt që shënoi të dytin. Një fitore që e largon disi nga zona e ftohtë e renditjes, por sigurisht që rruga është e gjatë dhe e vështirë për objektivat që ka vetë Partizani.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport kastrioti partizani kastrioti partizani

Sondazh

Poll