Sport

Befason Premier League, Norwich shkarkon trajnerin, pas fitores në Brentford…

7 Nëntor 2021, 06:02 Nga DOSJA

ANGLI – Ja që ndodh edhe kështu. Norwich City ka konfirmuar se trajneri Daniel Farke është larguar nga “Carrow Road”. Lajmi vjen në ditën kur “kanarinat” siguruan fitoren e tyre të parë këtë sezon, një sukses 2-1 në Brentford.

Pas kësaj ngjarjeje, drejtori sportiv Stuart Webber tha: “Duke vazhduar të kërkojmë më të mirën për klubin tonë të futbollit, ky vendim nuk ishte i lehtë. Unë e di se sa të vendosur ishin Danieli dhe stafi i tij për të pasur sukses në këtë nivel, por ne mendojmë se tani është koha e duhur për një ndryshim, për t’i dhënë vetes mundësinë më të mirë për të ruajtur statusin tonë në Premier League.

Të gjithë në Norwich City duhet t’i jenë përgjithmonë mirënjohës Danielit dhe stafit të tij për rolin e rëndësishëm që ata kanë luajtur në udhëtimin tonë. Ata ndihmuan në dhënien e dy titujve. Daniel dhe stafi i tij do të jenë gjithmonë të mirëpritur këtu.

Do të doja të përfitoj nga ky rast, për t’i falënderuar të gjithë për punën e tyre të palodhur dhe t’u uroj atyre mirë në të ardhmen. Është e rëndësishme që ne tani të shohim përpara. Kemi 27 ndeshje të mbetura dhe një rrugë e gjatë për të bërë në sezonin aktual. Ne e dimë se kemi aftësinë brenda skuadrës.”

Farke ishte në krye të Norwich për katër vjet e gjysmë. Trajneri gjermani e udhëhoqi “kanarinat” edhe në debutimin e tyre në Premier League, por për të ka qenë një fillim i vështirë. Pas fitores në Brentford, Farke vlerësoi shpirtin dhe besimin e ekipit, por drejtuesit e klubit e shkarkuan 45-vjeçarin gjerman. Aktualisht, Norwich, skuadra ku luan futbollisti i “dardanëve” Milot Rashica, me 5 pikët e grumbulluara renditet e fundit, por Daniel Farke do të kujtohet si trajneri që e ngjiti Norwich në Premier League.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll