Sport

Real Madrid fiton dhe merr kreun, Falcao nuk mjafton për Rayo Vallecanon

6 Nëntor 2021, 22:21 Nga DOSJA
Real Madrid fiton dhe merr kreun, Falcao nuk mjafton për Rayo Vallecanon

SPANJË-Real Madrid rikthehet në vendin e parë në LaLiga, pasi mposhti me rezultatin 2-1 skuadrën e Rayo Vallecano. Një ndeshje që u zgjidh shpejt nga madrilenët.

Toni Kroos e zhbllokoi takimin në minutën e 14′, ndërsa më pas Benzema realizoi edhe golin e dytë dhe 45 minutat e para u mbyllën 2-0. Nga ana tjetër edhe Rayo Vallecano, që kishte titullar mbrojtësin e Shqipërisë Ivan Balliu, pati shanset e veta, sidomos në pjesën e dytë.

Me anë të Radamel Falcao edhe shënuan golin në minutën e 77′ që e hapi takimin, por Real Madrid e ruajti epërsinë dhe mori tre pikët dhe shpreson të ndalet Sevilla, që të mos e ndajnë kreun e klasifikimit së bashku në mbyllje të kësaj jave në Laliga.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport falcao la liga real madrid falcao la liga real madrid

Sondazh

Poll