Sport

VIDEO/ “Ringjallet” Skënderbeu, gjen fitoren e parë ndaj Kukësit në Korçë…

6 Nëntor 2021, 17:49 Nga DOSJA
VIDEO/ “Ringjallet” Skënderbeu, gjen fitoren e parë ndaj

KORÇE – Ballanca e rezultateve, më në fund ka ndryshuar në favor të korçarëve. Skënderbeu, në javën e 8-të të “Abissnet Superiores”, ka siguruar fitoren e parë të tij. Bardhekuqtë e teknikut Memelli kanë mundur 2-1 verilindorët e Kukësit, të cilët pësuan edhe humbjen e dytë në këtë kampionat, pas asaj 2-3 ndaj Teutës në javën e 4-t.

U mbyll pa gola pjesa e parë e këtij takimi. Kukësi bëri më mirë, duke e qarkulluar topin, por hasi në një mbrojtje të kujdesshme të korçarëve, të cilët nga ana tjetër rrezikuan disa herë me kundërsulme të rrezikshme.

Fraksioni i dytë, ishte diçka tjetër. Më e vrullshme, më kërkuese për golin e fitores, por duke mos harruar mbrojtjen. Në minutën e 53-të, pas një goditje dënimi nga e majta, Dumfur godet me kokë dhe shënon golin e fitores 1-0 për Skënderbeun.

Në minutën e 80-të, pas një pasimi të Berishës nga mesi i fushës, Mensah, pasi kishte shëpërdoruar në mjaft raste, do të dërgonte topin në rrjetë, për të cilin do të kërkohej certifikimi i VAR për të fiksuar fitoren 2-0 të Skënderbeut.

Në vijim asgjë nuk ndryshoi në fushën e lojës. Skuadra e trajnerit Longo nuk e kishte as qetësinë, por edhe forcën për të ndryshuar rrjedhën lojës. Goli i Hilës në minutën e 100-të nga pika e penalties, vetëm ngushtoi në 2-1 rezultatin e ndeshjes.

Pas kësaj ndeshjeje të javës së tetë, Skënderbeu me 6 pikë e grumbulluara, përkohësisht kalon në vendin e 8-të në renditje, ndërsa edhe Kukësi përkohësisht vazhdon ta ruajë vendin e dytë me 14 pikë.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll