Sport

Paris Saint-Germain i pandalshëm në Ligue 1, rrezikon por mund edhe Bordo

7 Nëntor 2021, 06:44 Nga DOSJA
Paris Saint-Germain i pandalshëm në Ligue 1, rrezikon por mund edhe

FRANCE Paris Saint-Germain vazhdon të fitojë në Ligue 1, por edhe po konfirmon kufijtë dhe mangësitë e tij mbrojtës. Parisienët (pa Messin) mundën Bordeaux 3-2 në javën e 13-të të kampionatit.

Ata u ndihmuan nga dy golat e Neymar (26’ dhe 43’) dhe ai i Mbappe (63’), por në fund të takimit bënë gabime dhe Elis (79’) dhe të ish-milanisti Niang (92’) përfituan dhe ngushtuan në 2-3 fitoren e parizienëve.

Paris Saint-Germain, 13 javësh, me 34 pikët e grumbulluara është e pakapshme në Ligue 1, përkohësisht atë e ndjek Lens me 10 pikë më pak.

Në ndeshjen tjetër të së shtunës, në Francë, Lille nuk ishte në gjendje të fitonte dhe nuk shkoi përtej 1-1 në shtëpi ndaj Angers. Duke u kthyer nga fitorja e Champions League kundër Sevillas, kampionët në fuqi, zhbllokuan ndeshjen në minutën e 27-të me Djalo (27’), por miqtë me anë të Ounahit (83’) vendosën balacë në fushën e lojës.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll