Sport

Bayern drejt arratisjes, kalon edhe Freiburg. Dortmund, në ndjekje, bën hap fals…

7 Nëntor 2021, 07:29 Nga DOSJA

GJERMANI – Bayern Munich bën përpjekjen e parë për t’u arratisur në Bundesligë. Në javën e 11-të bavarezët mundën 2-1 Freiburgun e vendit të tretë, me golat e Goretzka (30’) dhe Lewandowski (75’).

Goli i Haberer (90’+3) nuk mjaftoi miqve për t’i shqetësuar bavarezët. Me këtë sukses, Bayern mbetet i pari në renditje me 28 pikë dhe tashmë e bën Bundesligën një luftë dyshe.

Freiburg ruan vendin e tretë me 6 pikë larg, ndërkohë që në ndjekje me 4 pikë më pak nga kreu vjen Borussia Dortmund, që u mund 2-1 në Leipzig, pas golave të Nkunku (29’) dhe Poulsen (68’). Reus (52’) përkohësisht barazoi për Dortmund.

Wolfsburgu i Kohfeldt fiton sërish, 1-0 në Augsburg pas golit të Nmecha (14’), ndërsa Hoffenheim bie, 2-0 ndaj Bochum, ku Novothny (66’) dhe Pantovic (90’+7) ishin edhe autorë të golave, ndërkohë që Reimann (76’) humbi një penallti. Sakaq Arminia Bielefeld fitoi 1-0 në transfertë ndaj Stutgart, pas golit të Okugawa (19’).

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll