Sport

Po fitonte 3-0, Barcelona bën vetëvrasje ndaj Celta Vigos

6 Nëntor 2021, 18:30 Nga DOSJA
Po fitonte 3-0, Barcelona bën vetëvrasje ndaj Celta Vigos

SPANJË– Barcelona nuk di të fitojë edhe në momentin kur po fitonte me shifrat 3-0. Ndaj Celta Vigos, skuadra katalanase shfaqi sërish probleme me 90 minutëshin që përfundoi 3-3.

Talenti Ansu Fati e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 5-të, me një gjuajtje brenda zonës, ndërsa më pas skenën e morën edhe Sergio Busquets dhe Memphis Depay, që e çuan ndeshjen në 0-3 për Barcelonën në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Celta Vigo i befasoi të gjithë. Iago Aspas riktheu shpresën te Celta Vigo në minutën e 52′ , ndërsa Nolito dhe më pa Iaspas në minutën e 96′ barazoi takimin duke i hequr fitoren nga duart skuadrës katalanase.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport barcelona celta vigo barcelona celta vigo

Sondazh

Poll