Sport

Goli i Cuadrados ringjall Juventusin, Fiorentina bie në sekondat e fundit

6 Nëntor 2021, 19:08 Nga DOSJA
Goli i Cuadrados ringjall Juventusin, Fiorentina bie në sekondat e fundit

ITALI– Pas tre javësh, Juventus rikthehet te fitorja në Serie A. Në javën e 12-të të kampionatit italian, bardhezinjtë mundin me shifrat 1-0 Fiorentinën. Ndeshjen e vendosi goli i Cuadrado-s në sekondat e fundit të takimit,duke i dhënë një tre pikësh me mjaft vlera skuadrës së Allegrit, për moralin e ekipit.

Një pjesë e parë e balancuar me dy skuadrat që patën rastet e tyre, por si Vlahovic për Fiorentinën, ashtu edhe Chiesa për Juventusin nuk u treguan të saktë. Në minutën e 72-të Milenkovic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe Fiorentina mbeti me një lojtar më pak. Juventusi e kishte detyrim të sulmonte për golin e avantazhit.

Federico Chiesa tronditi traversën në minutën e 76-të me një goditje fluturimthi, kurse Morata pesë minuta më pas e çoi topin në rrjetë. Gjithsesi goli nuk ishte i rregullt, pasi spanjolli ishte në pozicion jashtë loje.Cuadrado në shtesë ia doli të shënonte golin e fitores për Juventusin, që shkon në kuotën e 18 pikëve, po aq sa Fiorentina që renditet në vendin e shtatë me golaverazh më të mirë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport fiorentina juventus fiorentina juventus

Sondazh

Poll