Sport

Pasalic dhe Zapata likujdojnë Cagliarin, Atalanta sheh në horizont Championsin

6 Nëntor 2021, 22:13 Nga DOSJA
Pasalic dhe Zapata likujdojnë Cagliarin, Atalanta sheh në horizont

ITALI-Atalanta fiton në transfertë ndaj Cagliarit me shifrat 2-1 për javën e 12-të të Serie A.Bergamaskët e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë, pasi Mario Pasalic e zhbllokoi ndeshjen pas gjashtë minutash lojë.

Atalanta dominoi gjithë kohën, por pavarësisht kësaj Cagliari ia doli ta barazonte ndeshjen përkohësisht.Joa Pedro realizoi në portën e Musso në minutën e 29′. Sigurisht që Atalanta nuk mund të pajtohej me barazimin dhe Duvan Zapata ishte ai që riktheu epërsinë me golin e shënuar, që në fund rezultoi i fitores.

Skuadra e Gian Piero Gasperini me këtë fitore kalon Romën, që ka një ndeshje më pak, dhe ngjitet në vendin e katërt për momentin me 22 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport atalanta cagliari atalanta cagliari

Sondazh

Poll