Sport

Trajneri Cungu përzgjedh 22 kuqezinjtë U-19 për kualifikueset e “Euro2022”…

6 Nëntor 2021, 16:36 Nga DOSJA

TIRANE – Trajneri i përfaqësueses kuqezi U-19, shkodrani Armando Cungu, ka bërë publike sot listën me 22 lojtarët e përzgjedhur për tri ndeshjet e grupit “F”, ku bëjnë pjesë Franca, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, të cilat do të zhvillohen në vendin tonë, nga 10 deri më 16 nëntor.

Në listën e futbollistëve të rinj, që do të grumbullohen nga stafi kuqezi, i kryesuar nga Cungu, bie në sy, se 14 lojtarëve të ftuar aktivizohen në klube të huaja, ndërsa 8 futbollistët e tjerë janë pjesë e kampionatit shqiptar.

Skuadra, nga dita e dielë, do të akomodohet në Durrës, ku do të qëndrojë deri në fund të këtij kompeticioni. Ndeshja e parë e përfaqësueses së Shqipërisë do të jetë ajo ndaj Francës, më 10 nëntor, në stadiumin “Egnatia” të Rrogozhinës.

Ndërsa dy ndeshjet e tjera do të zhvillohen në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan. Kuqezinjtë U-19 do të luajnë më 13 nëntor kundër Serbisë, ndërsa me 16 nëntor do të përballen me Maqedoninë e Veriut.

Më poshtë edhe lista me emrat e 22 lojtarëve të thirrur nga trajneri Armando Cungu për ndeshjet kualifikuese të grupit 7 të këtij Europiani:

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll