Sport

“Inter është favorit”, Pioli bën diplomatin në prag të derbit: Rëndësi ka rezultati

6 Nëntor 2021, 15:45 Nga DOSJA
“Inter është favorit”, Pioli bën diplomatin në

MILANO-Stefano Pioli u shfaq shumë i qetë në prag të derbit. Trajneri i Milanit foli në prag të ndeshjes me Interin. “Janë favoritë për titullin kampion sepse janë kampionët, por ndeshja e nesërme nuk është vendimtare”. Lajmet nga infermieria janë të mira sepse Rebic,Ballo-Toure dhe Florenzi janë rikuperuar, por ende nuk dihen nëse do të jenë në formacion.

“Rëndësi ka të luash dhe më pas të fitosh. Përgatisim çdo ndeshje për ta fituar, imagjinoni si e kemi përgatitur këtë. E dimë vështirësinë e sfidës dhe forcën e kundërshtarit. Nuk do të jetë një ndeshje vendimtare për kampionatin, por do të jetë për ambientin dhe popullin kuqezi”.

Pioli ka analizuar edhe kundërshtarin: “Interi ka cilësi fizike, teknike dhe taktike. Janë mirë dhe kanë lojtarë që mund të vendosin fatin e ndeshjes. Siç kemi edhe ne. Interi mbetet favorit për fitimin e titullit, pasi është kampionia në fuqi. Janë një skuadër shumë e fortë dhe kompakte.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport milan pioli milan pioli

Sondazh

Poll