Sport

“Kam parë zjarr në sytë e lojtarëve”! Inzaghi presion Milanit para derbit

6 Nëntor 2021, 15:28 Nga DOSJA
“Kam parë zjarr në sytë e lojtarëve”! Inzaghi

MILANO-Derbi i parë i Milanos, pas të shumtëve të jetuar në Romë. Për Simone Inzaghin një prag sigurisht e veçantë: vlera e derbit, nevoja/detyrimi për të fituar. Inter arrin në ndeshjen kundër Milanit në gjendje të mirë fizike dhe psikologjike: “Kam parë zjarr në fytyrat dhe sytë e lojtarëve në dhomën e zhveshjes – shprehet Inzaghi në konferencën për shtyp – dhe kjo më qetëson. Sigurisht që është thelbësore që ne të arrijmë një rezultat.

NDESHJA– “Do të jetë një ndeshje intensive, e dimë rëndësinë që ka për tifozët dhe klubin, duam t’i mbyllim këto shtatë ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme”.

STRATEGJIA– “Janë ndeshje të veçanta në një kampionat, dy ndeshje që përgatiten ndryshe. Ky është derbi im i parë në Milano dhe ka shumë dëshirë dhe entuziazëm. Nuk e di se çfarë do të ndodhë pas një ndeshjeje të Champiosn League, por unë kam parë fytyrat dhe bindjen e duhur nga lojtarët.

MBROJTJA E MILANIT– “Ata lënë shumë pak hapësira, kanë një trajner të shkëlqyer që e njoh mirë dhe do të duhet t’i kushtojmë vëmendje maksimale. E dimë se jemi në një moment të mrekullueshëm dhe mund të bëjmë një lojë të shkëlqyer”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport inter inzaghi milan inter inzaghi milan

Sondazh

Poll