Politike

Satelitë në pikun e krizës? Rama: S’është kosto e pamundur. Më vjen të qesh kur…

6 Nëntor 2021, 17:37 Nga DOSJA
Satelitë në pikun e krizës? Rama: S’është kosto e

TIRANË– Kostoja për satelitin “Albania 1”, sipas kryeministrit Edi Rama është shumë më e vogël se sa ajo që harxhon vendi ynë për blerjen e energjisë elektrike për një javë. Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa, Rama tha se falenderon të gjithë ata që kanë bërë edhe komente absurde, por satelitët sipas tij, do të shërbejnë drejpërdrejtë për bujqësinë, për energjinë, për mjedisin, rendin, infrastrukturën dhe mbi të gjitha do të lehtësojnë shumë marrëdhënien e shtetit me njerëzit, duke dobësuar në mënyrë shumë të ndjeshme fuqinë e inspektoriateve, që janë një nga burimet e problemit që kanë njerëzit me shtetin për shkak të rryshfetit, arbitraritetit e arrogancës në sjellje.

Pjesë nga biseda: 

Pyetje: Keni premtuar satelitin e parë në mars, muaj që nga vetë ju është quajtur se mund të arrijë pikun e krizës. Sa kosto sjell kjo për buxhetin për vendin?

Edi Rama: Nuk është një kosto e pamundur, është shumë më pak se sa cfarë harxhojmë ne në javë për të blerë energji dhe për të mbajtur çmimin nën kontroll. Është shumë më pak, kështuqë nuk është cështje kosto, por benefitet e satelitëve do të jenë fantastike për njerëzit. Kam parë komente nga më absurde, i falënderoj ata që i bëjnë se kemi nevojë edhe të qeshim, por s’kanë lidhje fare. Satelitët që ne do të lëshojmë do të na shërbejnë drejpërdrejtë për bujqësinë, për energjinë, për mjedisin, rendin, infrastrukturën dhe mbi të gjitha do të lehtësojnë shumë marrëdhënien e shtetit me njerëzit, duke dobësuar në mënyrë shumë të ndjeshme fuqinë e inspektoriateve, që janë një nga burimet e problemit që kanë njerëzit me shtetin për shkak të rryshfetit, arbitraritetit, arrogancës në sjellje, sepse do kemi një kryeinspektor që do jetë larg, dhe nuk do ketë as kushërinj në Shqipëri as miq, as shokë partie, klientë.. do jetë nga qielli dhe do na thotë që këtu ka problem potencialisht një zjarr këtu ka problem me prekjen e shtrati të lumit, ka problem me burimet e energjisë, një ndërtim pa leje. Do dimë në kohë reale sa metra tokë janë mbjellë në Shqipëri, me cfarë janë mbjellë, sa është prodhimi. Janë gjëra fantastike që normalisht këtu në tokë duhet t’i bëjë një ushtri e tërë me zyra, departamente, shefa, miq ndërhyrje partie etj, ndërkohë që sateliti do na japë në fund të cdo ditë të dhënat, dhe një precizion që shkon deri në 70 metra katrorë.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama satelitet e rames edi rama satelitet e rames

Sondazh

Poll