Politike

VD-Zgjedhjet në FRPD, Basha:Ka mbaruar mandati! Javën tjetër, nene kundër oligarkisë

6 Nëntor 2021, 10:23 Nga DOSJA
VD-Zgjedhjet në FRPD, Basha:Ka mbaruar mandati! Javën tjetër,

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka shkuar sot në selinë e PD-së për të zhvilluar takimin me grupin e punës në zgjedhjet në Forumin Rinor të Partisë Demokratike. Basha është rrethuar nga gazetarët, duke u shprehur zgjedhjet janë normë e statutit duke u shtuar se po ndiqet i njëjti proces si në vitin 2014. Megjithatë numri një i Partisë Demokratike, ka kërkuar që vëmendja e mediave të përqëndrohet në një tjetër lajm, propozimin e një neni për oligarkinë.

“Ne kemi shumë sfida por asgjë  nuk e pengon PD që të zbatojë normat e statutit. Aq më pak interesat personale, që të pengojnë zgjedhjet me risinë 1 anëtar, 1 votë. Risi për të cilën PD është balllartë. Është i njëjti proces që është ndjekur edhe në 2014. Por vëmendja juaj sot duhet që të përqëndohet edhe në një lajm tjetër që i shtohet Vettingut të politikanëve. Që është javën e ardhshme do të përparojmë me ligjin e formuluar prej kohësh për të përfshirë në “antimafia” edhe nene kundër oligarkisë,”-tha Basha para gazetarëve.

PRONONCIMI I PLOTË:

Pyetje: Zoti Basha, jeni gati për zgjedhje të pjesshme lokale?

Lulzim Basha: E para e punës të presim vendimet dhe zbardhjen e tyre. Padiskutim që atentati anti-demokratik i “30 qershorit” është pjesë e skemës së shkatërrimit të demokracisë nga rrëgjimi në fuqi dhe objektivi kryesor i Partisë Demokratike është të rikthejë Shqipërinë në një vend demokratik nga një regjim autokratik në të cilin është kthyer nën sundimin e Edi Ramës.

Pyetje: Zoti Basha, po zgjedhjet në Forumin Rinor të Partisë Demokratike, e morët vendimin për t’u zhvilluar vetëm sepse zoti Belind Këlliçi do marrë pjesë në “Foltoren” e Berishës?

Lulzim Basha: Jo s’është fare e vërtet. Kjo është një sajesë e fabrikuar për interesa personale. Për herë të parë nën drejtimin tim, Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka zhvilluar zgjedhje, madje zgjedhje një anëtarë një votë për kryetarin, si dhe zgjedhjen e forumeve drejtuese. Për fat të keq prej dy vitesh mandati i forumeve drejtuese dhe i kryetarit ka skaduar dhe në përputhje me normat demokratike, përsëri me një anëtarë një votë, të rinjtë dhe të rejat demokrate do zgjedhin përfaqësuesit e tyre duke përfshirë dhe kryetarin e ri.

Pyetje: Po pse vendosët në këto momente, sepse duhet pasur parasysh që ju keni edhe zgjedhjet lokale?

Lulzim Basha: Ne kemi shumë sfida përpara, por asgjë nuk mund të pengojë Partinë Demokratike që të zbatojë normat statutore të demokracisë dhe aq më pak interesat personale të pengojnë funksionimin e parimeve të tilla siç është zgjedhje një anëtarë një votë, që është një risi për të cilën Partia Demokratike është ballë lartë dhe unë si kryetar i saj, jam krenar.

Pyetje: A ka të drejtë kryetari i Partisë Demokratike për të shpallur zgjedhjet për një organizatë partnere?

Lulzim Basha: Është i njëjti proces që është ndjekur edhe në 2014-ën, ku për herë të parë është ndjekur parimi një anëtar një votë. Por vëmendja juaj sot duhet të përqendrohet edhe në një lajm tjetër që i shtohet vettingut të politikanëve, javën e ardhshme ne do të përparojmë me ligjin e formuluar prej kohësh, draftligjin e formuluar prej kohësh, për të përfshirë në kuadrin ligjor anti-mafia, pra në ligjin anti-mafia, edhe nene kundër oligarkisë. Faleminderit! 

LAJMI KRYESOR: Shpalli zgjedhjet në FRPD, Basha thërret në takim grupin e punës

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhje ne frpd lulzim basha zgjedhje ne frpd

Sondazh

Poll