Politike

“Domosdoshmëri zgjatja e vettingut në drejtësi”, Rama: Të mos e ngatërrojmë me…

6 Nëntor 2021, 18:21 Nga DOSJA
“Domosdoshmëri zgjatja e vettingut në drejtësi”,

TIRANË – Kryeministri Edi Rama beson se vettingu i politikanëve dhe ai i sistemit të drejtësisë janë dy gjëra të ndryshme. Në intervistën e dhënë për emisionin “Kjo Javë” në “News 24”, kreu i qeverisë u shpreh se propozimi për zgjatjen e mandative të vettingut në drejtësi është një domosdoshmëri i e kërkuar nga faktori ndërkombëtar dhe se nuk mund të realizohet pa katër palë: SHBA, BE, mazhorancë dhe opozitë.

Për sa i përket propozimit të ri opozitës për kryerjen e vettingut dhe për politikanët, Rama deklaroi se ky propozim Meriton të diskutohet, por vettingu politik nuk duhet të trajtohet njësoj me vettingun në drejtësi pasi sipas tij nuk janë e njëjta gjë.

“Zgjatja e mandatit të institucioneve të vettingut është një proçes, i cili nuk vjen nga programi i PS dhe nuk është objektiv i qeverisë së dalë nga mandati i tretë. Zgjatja e vettingut vjen nga domosdoshmëri e vënë në pah nga partnerët tanë në reformën në drejtësi, SHBA dhe BE dhe nga gjithë ajo pjesë e shumicës që është angazhuar drejpërdrejtë me aspekte të drejtësisë edhe të vazhdimit të reformës në drejtësi. Qysh në ditën e parë e kam thënë qartë që reforma në drejtësi ka katër faktorë: SHBA – BE – shumica qeverisësë dhe opozita. Ndërkohë që për propozimet e PD janë vetëm dy faktorë që duhet ti trajtojmë dhe që kanë mundësi të vendosim PS dhe PD. Pra, janë dy gjëra komplet të ndara nga njëra tjetra dhe s’ka oferta as kundër oferta. Zgjatja e mandatit të procesit të vettingut nuk është ofertë e PS-së. Është një domosdoshmëri e që lidhet me një proces të rëndësishëm kombëtar dhe shtetëror, ndërsa propozimet e PD janë ide të opozitës që meritojnë të respektohen duke u diskutuar dhe ne jemi gati ta bëjmë këtë deri këtu, por lidhje dhe kushtëzime mes të dyjave nuk ka sepse janë komplet gjëra të ndryshme”, u shpreh për zgjatjen e vettingut në drejtësi dhe propozimin e opozitës për vettingun në politikë, kryeministri Edi Rama.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama vettingu ne drejtesi edi rama vettingu ne drejtesi

Sondazh

Poll