Politike

“Zgjedhjet në FRPD”/Shpërthen Vokshi: Lulzim Basha nuk ia merr dot vendimmarrjen

6 Nëntor 2021, 13:58 Nga DOSJA
“Zgjedhjet në FRPD”/Shpërthen Vokshi: Lulzim Basha nuk ia

TIRANË – Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka reaguar pas lajmit se Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka vendosur të shkrijë strukturat e FRPD dhe ti çojë ato drejt zgjedhjeve.

Ajo ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale dhe ka thënë se Organizatat Partnere të Partisë Demokratike, LDGSH dhe FRPD, janë forume që organizohen dhe drejtohen në bazë të Statutit të tyre dhe askush, as Kryetari i PD, nuk ju merr dot vendimmarrjen. Vokshi ka shkaruar se në këto momente të vështira, Partia Demokratike ka nevojë për demokraci, jo arbitraritet. Ajo ka thënë se statuti është vendimtar dhe qëdron mbi të gjithë dhe mbi gjithçka.

Postimi i plotë:

Partia Demokratike ka nevojë për demokraci, jo arbitraritet! Statuti i Partisë është i qartë: vendim-marrja e brendshme nuk lihet në një dorë. Përkundrazi, ajo është e shpërndarë mes një sërë organesh dhe drejtuesve të ndryshëm. Organizatat Partnere të Partisë Demokratike, LDGSH dhe FRPD, janë forume që organizohen dhe drejtohen në bazë të Statutit të tyre. Askush, as Kryetari i PD, nuk ju merr dot vendimmarrjen. Asnjë organ, asnjë funksionar nuk mund të uzurpojë pushtetin që statuti ja njeh një forumi, organi apo funksionari tjetër. Vecanërisht në situata debati apo përplasjesh të brendshme, inati, hakmarrja, intrigat nuk duhet të prevalojnë ndaj statutit. Përkundër, Statuti është vendimtar dhe mbi të gjitha ceshtjet e mbi te gjithë. Pas 31 vjetësh, cdo demokrat është në mision, për t’u bashkuar për të ringritur partinë nëpërmjet fuqizimit të anëtarësisë, forcimit të demokracisë të brendshme, respektimit të fjalës dhe mendimit të lirë.

(m.k/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike albana vokshi frpd lulzim basha statuti i pd albana vokshi frpd lulzim basha statuti i pd

Sondazh

Poll