Politike

Riorganizim të FRPD-së, Muçollari: Po kërkon të hakmerret, të heqë dorë

5 Nëntor 2021, 20:03 Nga DOSJA
Riorganizim të FRPD-së, Muçollari: Po kërkon të

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Grigels Muçollari i ka bërë thirrje kreut të PD-së Lulzim Basha të heqë dorë nga vendimi për riorganizim të Forumit. Pas mbledhjes që organizuan pasditen e sotme, Muçollari ka thënë se Basha po kërkon që të hakmerret pasi rreth 75% e forumit rinor ka konfirmuar pjesëmarrjen në foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Ky është veprim. Veprimi i ndërmarrë shkel rëndë statutin. Gjithashtu ky veprim shkel statutin e PD duke tejkaluar kompetencat e kryetarit. Ky veprim vjen pas firmosjes në masën 75% nga anëtarët e FRPD-së për të marrë pjnesë te Foltorja. Ky veprim vjen pasi kryetari deklaroi se do marri pjesë në Foltore. E konsiderojmë nul. I bëjmë thirrje Bashës, që nuk do të lejojmë tentativa kërcënimi. Nuk lejojmë shkeljen e rregullave. Të tërheqë menjëherë lajmërimin e nxjerrë. E konsiderojmë hakmarrje ndaj FRPD-së. Statusi përcakton qartë hapjen e zgjedhjeve e përcakton FRPD. Së shpejti do ju dërgoj statutin e PD-së. Veprime të ulëta, të pamoralshme”, tha Muçollari.

Sot zyrtarisht, zyra e shtypit të PD-së njoftoi se Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka nisur sot procesin e riorganizimit dhe zgjedhjeve në të gjitha strukturat. Mësohet se ka qenë Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ai që ka udhëzuar nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikqyrë procesin, pasi mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar. Ndërsa një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën që duhet të kenë për të qenë pjesë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike grigels muçollari zgjedhje ne frpd grigels muçollari zgjedhje ne frpd

Sondazh

Poll