Politike

Sekretari i FRPD-së: Në 2015 forumi ishte 8 vjet jashtë mandatit, por nuk u cënua

6 Nëntor 2021, 15:31 Nga DOSJA
Sekretari i FRPD-së: Në 2015 forumi ishte 8 vjet jashtë mandatit,

TIRANË – Sekretari i Forumit Rinor të Partisë Demokratie Grigels Muçollari e quajti të papranueshme vendimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha për mbajtjen e zgjedhjeve të kreut të FRPD-së. Përpara mediave, Muçollari u shpreh se edhe në proçesin e fundit zgjedhor të FRPD-së në vitin 2015, kur mandati kishte skaduar prej 8 vitesh, nuk u prek as kryetari dhe as kryesia e kohës së forumit rinor demokrat.

“Ditën që është mbajtur Kuvendi kombëtar i FRPD-së, ku basha ka qenë i pranishëm, plotësohen të gjitha normat për të qenë i ligjshëm.

Ka një shkelje statutore të PD-së dhe forumit. Vendimi i marrë dje nga kryesia e forumit, neni 1 ku parashikon që forumi është një organizatë politike me prirje të djathe me pjesmarrje politike, kryetarit të zgjedhur i përcaktohen me vendim kryesie modalitetet e procesit.

Mandati i kryesisë skadonte në nëntor 2020, Basha kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve pëtej zgjedhjeve elektorale dhe ne e kemi gjykuar sit ë arsyeshëm si vendim. Pas zgjedhjeve të përgjithshme kryetari i FRPD-së i ka lajmëruar për zgjedhjet tona dhe në proçes e sipër ndodhi zhvillimi që jemi në dijeni.

Kryesia e konsideroi të papërshtatshme pasi partia ishte në krizë. Thyhet dinjiteti i shoqatës partnere, antikushtetuese. Kanë firmosur shumë forume në qytete dhe jemi 75%, është akt hakmarrje ndaj FRPD. Në vijim do sjellim dhe fakte si ka menaxhuar marrëdhënien institucionale Basha.

Basha gabon gjithmonë me shifrat. Në 2015 i gjithë forumi ishte 8 vjet jashtë mandatit dhe në asnjë moment nuk u anashkalua kryesia dhe drejtuesit aktualë. PD nuk na ka njoftuar zyrtarisht që të nisim këtë process. Duhet të vendosim datën dhe është vendim i kryesisë dhe merret me votë, Basha nuk e njeh mirë si koncept. Unë refuzoj t’i përgjigjem akuzave se forumin e ka ngritur Berisha sepse përfaqësoj një institucion”, u shpreh para mediave sekretari i forumit rinor demokrat Grigels Muçollari.

FOTO/ Zgjedhjet e FRPD-së, zbulohet dokumenti: Në 2015 vendosi Basha

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet ne frpd lulzim basha zgjedhjet ne frpd

Sondazh

Poll