Politike

“Vendim qesharak me telefon”, Vokshi sulmon Bashën: Shpërfilli mbi 10 mijë demokrate

6 Nëntor 2021, 20:16 Nga DOSJA
“Vendim qesharak me telefon”, Vokshi sulmon Bashën:

TIRANË – Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kryeterja e Lidhjes Demokratike të Gruas në Shqipëri Albano Vokshi kundërshtoi hapur vendimin kryetarit të PD-së Lulzim Basha për mbajtjen e proçesit zgjedhor për LDGSH-në. Në rrjetet sociale, Vokshi bën me dije se proçesi zgjedhor për këtë organizëm po kryhet për drejtueset dhe se Basha ka kryer shkelje të statutit të PD-së.

Ajo zbulon se vendimi i Bashës për zhvillimin e zgjedhjeve të reja në LDGSH-në “është bërë me telefonatë”, prandaj është “qesharak”

Më tej, deputetja demokrate thekson se “janë zgjedhur drejtueset lokale të forumit të gruas, në mbi 600 grupseksione me parimin një anëtar një votë dhe në 74 degë. Pjesë vijuese e këtij procesi është gara për zgjedhjen e drejtueseve të LDG”.

Në fund, Vokshi kritikon kryedemokratin Basha se “shpërfilli kontributin e  mbi 10 mijë anëtereve të LDGSH-së që morën pjesë në këtë proçes zgjedhor duke i braktisur”. Për sa i përket proçesit zgjedhor të LDGSH-së, Vokshi premton se do të vazhdojë sipas statutit.

POSTIMI I ALBANA VOKSHIT:

LDGSH do të vijojë procesin e zgjedhjeve në bazë të statutit të saj.

 

 

Kujtojmë se ditën e djeshme lideri i PD-së Lulzim Basha vendosi mbajtjen e zgjedhjeve për Forumin Rinor të Partisë Demokratike, ndërsa sot caktoi të njëjtin vendim edhe për Lidhjen Demokratike të Gruas në Shqipëri. Vendimet e tij janë kundërshtuar ashpër si antistaturore pasi vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve në këto organizma u takon këtyre të fundit.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike albana vokshi frpd lulzim basha albana vokshi frpd lulzim basha

Sondazh

Poll