Politike

FOTO/ Zgjedhjet e FRPD-së, zbulohet dokumenti: Në 2015 vendosi Basha

6 Nëntor 2021, 15:03 Nga DOSJA
FOTO/ Zgjedhjet e FRPD-së, zbulohet dokumenti: Në 2015 vendosi Basha

TIRANË – Vendimi i djeshëm i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për t’u mbajtur zgjedhje për Forumin Rinor të kësaj partie nuk është i panjohur. Pavarësisht kritikave dhe akuzave ndaj liderit të opozitës se ai ka kryer veprim antistatutor për zhvillimin e zgjedhjeve të FRPD-së, vendimi është i ngjashëm me atë të vitit 2015, hera e fundit kur forumi rinor blu kaloi në proçes zgjedhor të brendshëm.

Në media po qarkullon dokumenti i vendimit të kreut të demokratëve për ngritjen e komisionit të proçesit të anëtarësimit dhe zgjedhjeve në FRPD-së gjashtë vite më parë. Vendimi mban firmën e kryedemokratit Basha.

PD-ja është përfshirë nga përplasje të reja ditët e fundit teksa kryetari aktual i forumit rinor demokrat Belind Këlliçi iu bashkua nismës së ish-kryeministrit Berisha për rrëzimin e Bashës. Ditën e djeshme, kreu i PD-së urdhëroi mbajtjen e proçesit zgjedhor të FRPD-së me arsyetimin se ka kaluar afati i mandatit 4-vjeçar të tij, ndërsa kritikët e kanë konsideruar si veprim antistatutor me arsyetimin se kjo kompetencë nuk i takon kryetarit të partisë.

VD-Zgjedhjet në FRPD, Basha:Ka mbaruar mandati! Javën tjetër, nene kundër oligarkisë

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike frpd lulzim basha frpd lulzim basha

Sondazh

Poll