Politike

Rama rrëfen takimin e parë me Merkel: Mu duk sikur shkoja në provim…s’fal presjen

6 Nëntor 2021, 17:40 Nga DOSJA
Rama rrëfen takimin e parë me Merkel: Mu duk sikur shkoja në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar ish-kancelaren gjermane Angela Merkel si një person nga i cili ka mësuar shumë. Në një intervistë për “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa, Rama tha se takimi i parë me Merkel për të ka qenë njësoj si një provim me mësueset e serta që nuk të falnin as presjen. Ai shton më tej se para se të zhvillonte takimin e parë me Merkel ka pasur një shqetësim që nuk i ka ndodhur kurrë më parë.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: E keni cilësuar gjithmonë si miken tuaj zonjën Merkel. Kancelarja që nisi dhe procesin e Berlinit, vendosi të largohej nga skena politike kur e pa vetë të arsyeshme. Kë do të cilësonit si këshillë të kancelares Merkel për ju?

Edi Rama: Ajo është një tjetër natyrë lidershipi nga natyra ime edhe shumë të tjerëve me thënë të drejtën. Është një natyrë shumë e veçantë në llojin e vet, por gjëja që mua më ka bërë më shumë përshtypje dhe që mbase diçka kam mësuar prej saj është aftësia e saj për të mos e thënë fjalën e fundit të parën, gjë që unë e kam pas paaftësi të madhe që shpresoj ta kem rregulluar deri diku, por jo plotësisht. Dhe njëkohësisht sensi i saj i tjetrit. Kur unë kam bërë takimin e parë me të ka qenë takimi përpara të cilit kam pasur shqetësim, shumë shqetësim. Nuk më ka ndodhur ndonjëherë me thënë të drejtën. Them shqetësim sepse nga televizori më dukej njeri shumë i largët, shumë i ftohtë, sikur po shkojë në provim me një zyshë nga ato që nuk të falin presjen dhe dallimi mes personit që shikojmë të televizor dhe personit që është përballë është i jashtëzakonshëm, absolutisht i jashtëzakonshëm.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike angela merkel edi rama angela merkel edi rama

Sondazh

Poll