Politike

Riorganizim të FRPD-së, Forumi Rinor mbledhje pas deklaratës së Bashës

5 Nëntor 2021, 18:00 Nga DOSJA
Riorganizim të FRPD-së, Forumi Rinor mbledhje pas deklaratës

TIRANË- Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka njoftuar se do të mbajë një mbledhje në Selinë Blu, disa orë më vonë, pasi kreu i PD-së njoftoi se do të ketë riorganizim të forumit. Sipas njoftimit të bërë nga FRPD-ja, kjo garë është në shkelje të statutit, pasi është një organizatë partnere dhe ka forumin e vet.

“Sot ne oren 19:00 ne seline e Partise Demokratike, kryesia e FRPDSH do te zhvilloje nje mbledhje kryesie dhe me pas do kete nje prononcim per shtyp. (FRPDSH eshte organizate partnere e PDSH, ka forumet e veta dhe statuin e vet dhe celja e gares nga PDSH eshte ne shkelje te statutit)”, thuhet në njoftimin e FRPD.

Sot zyrtarisht, zyra e shtypit të PD-së njoftoi se Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka nisur sot procesin e riorganizimit dhe zgjedhjeve në të gjitha strukturat. Mësohet se ka qenë Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ai që ka udhëzuar nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikqyrë procesin, pasi mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar. Ndërsa një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën që duhet të kenë për të qenë pjesë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll