Politike

“Përjashtimi i Azem Hajdarit ishte një puç”, Berisha: Nuk ngrihemi dot nëse…

5 Nëntor 2021, 17:38 Nga DOSJA
“Përjashtimi i Azem Hajdarit ishte një puç”,

LUSHNJE – Ish-kryeministri Sali Berisha bëri thirrje që të mbahet një proçes zgjedhor për të gjitha strukturat e Partisë Demokratike duke hequr paralele me momentin kur komisioni nismëtar i PD-së vendosi në vitin 1991 shkarkimin e “Heroit të Demokracisë” Azem Hajdari pas përplasjeve të ashpra brenda partisë. Në takimin (foltoren) që po mbahet në qytetin e Lushnjes, ish-lideri historik i PD-së tregoi se në atë kohë kërkoi pas “puçit” ndaj Hajdarit mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme brenda PD-së.

Në situatën aktuale, ish-kryeministri në vitet 2005-2013 bëri thirrje se opozita mund të ngrihet vetëm kur të pranojë të kryejë zgjedhje të brendshme.

“Komisioni nismëtar kishte marrë një nismë, kishte shkarkuar kryetarin e komisionit Azem Hajdari. Tani nuk do t’i futemi historisë, se Arbeni e ka përshkruar më mirë. Azemi ishte një hero për ne. Heronjtë kanë gjëra tokësore dhe mbitokësësore, ai ishte një hero i vërtetë. Si përfundim, një lloj puçi i mirëfilltë ishte bërë. Pas një debati, u thashë kjo nuk mund të kalohet. Nuk mund t’i fusim tjetrit thikën prapa shpine. Pala që kishte bërë gabimim nuk tërhiqet, edhe pala e dëmtuar normalisht që nuk donte të tërhiqej. Bëra një propozim: të mbledhim aktivin kombëtar. U thashë të kalojmë në votëbesim të gjithë. E kemi mbledhur në datë 13-14. Në atë votëbesim, ishin 4 kandidatura. Mora unë më shumë vota si kryetar i komitetit drejtues. Ishte një puç i shëmtuar. Problemi me votë ndryshuam historinë dhe ecëm para. Duhet të votoni ju, duhet të vendosni ju. Nuk ngremë dot krye si opozitë nëse nuk votojmë. Atëherë do të ecim në rrugën e sigurtë drejt fitores”, deklaroi ish-lideri demokrat Sali Berisha.

Ngjarja së cilës i referohet Berisha lidhet me shkurtin e vitit 1991, kur komisioni nismëtar i PD-së shkarkoi kreun e saj Azem Hajdarin pas përplasjeve të brendshme brenda Partisë Demokratike, kohë kur organizoheshin protestat studentore kundër regjimit komunist të kohës. Berisha propozoi thirrjen e Aktivit Kombëtar të PD-së duke kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve organizative. Berisha fitoi zgjedhjet për kryetar të PD-së në atë kohë.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike azem hajdari sali berisha azem hajdari sali berisha

Sondazh

Poll