Sport

Pozzato shtrohet në spital me Covid: “Kam gabuar që nuk u vaksinova…”

6 Nëntor 2021, 14:30 Nga DOSJA
Pozzato shtrohet në spital me Covid: “Kam gabuar që nuk u

ITALI – Filippo Pozzato shtrohet në spital i infektuar me Covid. Nga departamenti i pneumologjisë në “San Bortolo” në Vicenza, ish-kampioni i çiklizmit, flet për betejën e tij: “Fillova të ndihesha i sëmurë të premten, më 22 tetor, tri ditë para se duhet të vaksinohesha, – tregon ai pa problem për faqen “Tuttobiciweb”.

Vaksina ishte planifikuar për të hënën, më 25, por të premten fillova të mos ndihesha mirë. Të dridhura, ethe, pastaj vështirësi në frymëmarrje, gjithnjë e më intensive dhe këmbëngulëse: kjo nuk ishte shaka.

Tri ditë më parë u shtrova në spital, këtu në Vicenza. Më duhej të vaksinohesha më parë, por mendova se me trupin tim të forte, nuk do të më ndodhte asgjë.”

Ai nuk pati kohë të shijonte duartrokitjet e merituara për organizimin e tre garave të tij për profesionistë dhe një Gran Fondo, tre gara rrugore, që do të organizoheshin nga 13 deri në 17 tetor.

Tani, Filippo Pozzato, duhet të përballet me ‘një ngjitje’ të re: “Shpresoj të shërohem sa më shpejt dhe më pas të kthehem në punë. Kam shumë ide, kam shumë gjëra në kokën time që do të doja t’u jepja formë, por tani prioriteti është të bëhem mirë.

A duhet ta bëja vaksinën më parë? Sigurisht që po, por unë isha në të vërtetë në maksimumin tim, për t’i dhënë formë atij projekti garash. Por tani më duhet të mendoj pak për veten time”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll