Sport

Arbitri turk harron! Mbyll ndeshjen, pastaj i nxjerr lojtarët nga dushi për…

6 Nëntor 2021, 13:47 Nga DOSJA
Arbitri turk harron! Mbyll ndeshjen, pastaj i nxjerr lojtarët nga dushi

TURQI- Një skenë qersharake ka ndodhur në futbollin turk, në takimin mes Gaziantep-Kasimpasa që përfundoi me shifrat 2-0 për javën 12-të të Superligës turke. Kur takimi po shkonte drejt përfundimit, arbitri i katërt akordoi 9 minuta shtesë dhe pasi u luajtën 5 minuta i ra bilbilit për të sinjalizuar përfundimin e ndeshjes.

Askush nga lojtarët e të dyja skuadrave apo edhe vetë asistentët e arbitrit Ozkhaya nuk vunë re gafën e këtij të fundit. Akoma më e veçantë ishte ajo që ndodhi më pas me skuadrat që hynë në dhomat e zhveshjes dhe gjyqtarin që u kujtua që kishte dhënë 9 minuta shtesë dhe kishte lejuar luajtjen e vetëm 5 të tillave.

Ozkhaya thirri sërish dy skuadrat në fushë pasi qëndruan 10 minuta në dhomat e zhveshjes dhe u luajtën 4 minutat e fundit që nuk sollën asnjë ndryshim në rezultat. Kjo gafë e gjyqtarit në një ligë prestigjoze si ajo turke po bën xhiron e botës dhe ndaj Ozkhaya me siguri që do të vijë një dënim i merituar pas këtij episodi.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport gaziantep kasimpasa turqi gaziantep kasimpasa turqi

Sondazh

Poll