Sport

Genova, zyrtarizon shkarkimin e trajnerit Ballardini: Shevchenko gati…

6 Nëntor 2021, 14:14 Nga DOSJA

ITALI – Goli i Bianchit në fund të takimit nuk i mjafton Davide Ballardinit për të shpëtuar pankinën. “Fondi 777”, pronari i ri i Genoas, ka vendosur të kthejë faqen dhe të shkarkojë trajnerin e Romagnas. “Genoa CFC ka liruar trajnerin Davide Ballardini nga posti i tij, – thuhet në shënimin nga Genoa. – Klubi falënderon trajnerin dhe stafin e tij për punën e bërë, përkushtimin dhe pasionin e treguar gjithmonë”.

Në vend të tij gjithçka është gati për ardhjen e Andry Shevchenko. Për ish-sulmuesin e Milanit, pas “aventurës” e tij pesëvjeçare si trajner i Ukrainës, një kontratë 2.5-vjeçare është gati.

Prezantimi pritet të bëhet të hënën. Në stafin e tij edhe Mauro Tassotti dhe Luigi Nocentini, të cilët tashmë kanë punuar me të në kombëtaren e Ukrainës.

Një zgjedhje befasuese: Shevchenko, që pritet në Itali në orët e ardhshme, nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të trajnuar në Itali, pas katër vitesh në Dynamo Kiev dhe pesë me kombëtaren ukrainase, të cilën e çoi deri në çerekfinale të “Euro 2020”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll