Sport

Firmino mungesa e madhe e “The Reds”, të paktën një muaj jashtë fushës…

6 Nëntor 2021, 06:19 Nga DOSJA
Firmino mungesa e madhe e “The Reds”, të paktën një

ANGLI – Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, në konferencën për shtyp në prag të transfertës të së dielës, kur do të përballet me West Ham, ka treguar se Roberto Firmino do të mbetet jashtë fushës për një periudhë të gjatë, pasi ka pësuar një dëmtim serioz muskulor.

Sulmuesi brazilian u dëmtua në fitoren e ekipit ndaj Atletico Madrid, pasi hyri si zëvendësues në pjesën e dytë, duke zënë vendin e Sadio Mane në minutën e 46-të.

“Sa i përket Firminos nuk kam lajme të mira. Ka pësuar një tërheqje, e cila ka rezultuar të jetë shumë serioze dhe Firmino ka qenë i pafat. Ne nuk e dimë me saktësi se sa kohë do të qëndrojë jashtë, por nuk do të rikthehet shpejt edhe pse në mes është pauza e kombëtareve”,– theksoi tekniku gjerman Klopp.

Sulmuesi 30-vjeçari, do të humbasë dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Tite, për ndeshjet kryesore të Brazilit për Kupën e Botës “Katar 2022”, kundër Kolumbisë dhe Argjentinës.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll