Sport

Barça duhet të harrojë për një moment Xavin, Newcastle “troket” me miliona për…

5 Nëntor 2021, 22:39 Nga DOSJA
Barça duhet të harrojë për një moment Xavin,

SPANJË-Në Barcelonë ka një klimë pozitive nga ardhja e Xavi Hernández si trajner i klubit katalanas. Por, Barcelona tani duhet të jetë e vëmëndshme sepse një mega ofertë e papritur mund të vi nga Newcastle për portierin Marc-André Ter Stegen. Klubi anglez tani ka miliona nëpër duar dhe mund të afrojë këdo lojtar që dëshiron.

Sipas Sky Sport DE, Newcastle po mendon të ofrojë 55 milionë euro për Ter Stegen, një shifër më shumë se joshëse, edhe nëse është portieri titullar. A do të jetë koha për lamtumirën e gjermanit pas shtatë vitesh në klub?

Media e lartpërmendur thekson gjithashtu se, megjithëse ka kontratë deri në vitin 2025, Ter Stegen nuk është i paprekshëm për Joan Laporta dhe një shifër e tillë mund të jetë një lehtësim për arkën e klubit.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport barcelona newcastle ter stegen barcelona newcastle ter stegen

Sondazh

Poll