Sport

Shtohen radhët e kuqezinjve ndaj Anglisë & Andorrës, trajneri Reja shpall listën…

6 Nëntor 2021, 11:32 Nga DOSJA

TIRANE Lista e Kombëtares ka pak ndryshime nga grumbullimi i fundit në tetor, teksa rikthehen në ekip emra si Albi Doka dhe Qazim Laçi. Ky i fundit nuk ishte pjesë e listës në tetor për shkak të disa problemeve fizike.

Do të mungojë për shkak dëmtimi këtë herë mbrojtësi i Atalantës, Berat Gjimshiti, i cili u dëmtua në ndeshjen që Kombëtarja zhvilloi ndaj Hungarisë në Budapest dhe nuk do të ketë mundësi të japë kontributin e tij për kuqezinjtë.

Ekipi do të nisë grumbullimin nga dita e hënë në Durrës, ku do të nisin përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, që janë edhe dy sfidat e fundit për këtë fushatë eliminatoresh.

Shqipëria renditet aktualisht e treta në grupin “I” me 15 pikë pas 8 ndeshjesh, ndërsa më 12 nëntor do të sfidojë Anglinë në transfertë. Më 15 nëntor, në “Air Albania”, kuqezinjtë do të ndeshjen Andorrën.

Të hënën, trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, do të dalë në një konferencë për shtyp, që do të zhvillohet në orën 11:00, në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ku do të shpjegojë edhe zgjedhjet dhe do të analizojë dy sfidat e radhës.

Më poshtë edhe lista e Kombëtares për dy ndeshjet e nëntorit:

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll