Sport

VD/ Pamje sureale në Irlandë: fluturojnë fishekzjarret në fushë, plagoset lojtari

6 Nëntor 2021, 12:47 Nga DOSJA
VD/ Pamje sureale në Irlandë: fluturojnë fishekzjarret në

IRLANDË-Absurde ajo që ndodhi në një ndeshje të Premierligës irlandeze. Lojtarët e Waterford FC dhe Shamrock Rovers u detyruan të largohen për shkak të fishekzjarrëve që u hodhën në fushë. Ndeshja u ndërpre pas vetëm 15 minutash lojë dhe rifilloi pas rreth 10 minutash.

Gjithçka ndodhi në stadiumin RFC Waterford në Irlandë. Vendasit, të parafundit në renditje, mirëpritën kryesuesit për javën e 34-të të kampionatit. Por një çerek ore pas staritt të ndeshjes, në fushë nisin të bien fishekzjarre. Video e asaj që ndodhi është publikuar në rrjetet sociale dhe nuk kanë munguar as polemikat. Pamjet tregojnë mesfushorin e Waterford, Anthony Wordsworth duke u goditur nga një prej fishekzjarrëve. 32-vjeçari mbulon fytyrën para se të bjerë në tokë nga dhimbjet.

 

We expect fireworks whenever @hashtagutd play but not like this!

Our player, Matas Skrna, is luckily ok but this could have been bad!

Game abandoned at 2-0 up as house where fireworks came from refused to stop. Two more landed near pitch. Police have been notified. Stay safe. pic.twitter.com/YP22OaLDb6

— Hashtag United (@hashtagutd) November 5, 2021

Ndërsa lojtarët e tjerë përpiqen të ndihmojnë lojtarin, nis një tjetër breshëri fishekzjarresh. Futbollistët dhe trajnerët mbulojnë kokën përpara se të largohen nga fusha.Arbitri Rob Hennessy u detyrua të ndërpresë lojën për tetë minuta. Policia, siç sqarojnë mediat vendase, përjashtoi disa tifozë përgjegjës, ndërsa Shamrock më pas fitoi ndeshjen 3-1.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport irlandë shamrock waterford irlandë shamrock waterford

Sondazh

Poll