Sport

Kane me superlativa për Conten, kapiteni apel shokëve: “Duhet të përmirësohemi!”

6 Nëntor 2021, 05:56 Nga DOSJA

ANGLI – Në një intervistë të tij për gazetën “Standart Sport”, sulmuesi dhe kapiteni Harry Kane, i ka kërkuar skuadrës së Spurs, të kalonte “çdo minutë të jetës”, duke u përpjekur të përmirësohej nën Conten dhe këmbënguli, se ai nuk shqetësohet për formën e tij.

“Të jesh i sinqertë, tregon ambicie të madhe”,– tha Kane për “Standard Sport”. – Ai është një trajner fantastik. Nuk i kemi arritur standardet që kemi dashur gjatë dy viteve të fundit, por shpresojmë që ai të na ndihmojë t’i arrijmë ato.

Por kjo ka të bëjë me ne dhe mënyrën se si ne e pranojmë atë, sepse ai nuk ka asgjë për të provuar. Ai e ka bërë atë në skenën më të madhe, me skuadrat më të mëdha, kështu që ai do të na japë gjithçka që ka për të na përmirësuar.

Tani na takon neve si lojtarë që të mos kemi justifikime. Ne duhet të sigurohemi që çdo minutë të jetës sonë, të përpiqemi të përmirësohemi dhe të fitojmë për këtë ekip. Kjo është mënyra e vetme për të ecur përpara.”

I pyetur për formën e tij, kapiteni Kane, u shpreh: “Unë gjithmonë besoj në veten time dhe aftësitë e mia. Unë jam 28 vjeç, kam ende shumë për të mësuar, shumë për të përmirësuar. Nuk ishte fillimi që doja unë, donte skuadra, apo klubi.

Këtë e dimë të gjithë. Ne duhet të marrim përgjegjësi për këtë si lojtarë. Unë do të vazhdoj të punoj dhe jam shumë i emocionuar për të punuar me këtë trajner. Jam i sigurt se ai mund të më përmirësojë dhe kjo është emocionuese.”

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll