Sport

Southampton fiton, por rikthimi i Brojës pritet me duartrokitje nga tifozët

5 Nëntor 2021, 22:18 Nga DOSJA
Southampton fiton, por rikthimi i Brojës pritet me duartrokitje nga

ANGLI-Southampton fiton ndaj Aston Villas me shifrat 1-0 në Premier League dhe në këtë mënyrë “shenjtorët” shkojnë përkohësisht në vendin e 12-të duke u larguar disi nga zona e ftohtë e renditjes. Megjithatë për shqiptarët, lajmi më i mirë është rikthimi i sulmuesit Armando Broja pas problemeve me kaviljen. Në minutën e 81-të të ndeshjes mes Sauthempton dhe Aston Vilës Broja hyri në lojë.

Në fillim kishte duartrokitje për Armstrong që po lagohej, autorin e golit të vetëm deri në ato momente për Sauthempton që kryesonte me shifrat 1-0. Por në momentin që Broja shkeli në fushë dhe spikeri i stadiumit lexoi emrin e tij, kishte duartrokitje dhe brohorima për sulmuesin shqiptar që la pas kështu dëmtimin dhe duket se është gati në momentin e duhur edhe për përfaqësuesen shqiptare.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport broja southampton broja southampton

Sondazh

Poll