Sport

Sergio Ramos sheh dritë në fund të tunelit: PSG zbulon se kur do të rikthehet

6 Nëntor 2021, 13:01 Nga DOSJA
Sergio Ramos sheh dritë në fund të tunelit: PSG zbulon se kur do

PARIS-Sergio Ramos sheh dritën në fund të tunelit. Mbrojtësi spanjoll është zhdukur nga radari që kur u largua nga Real Madrid dhe iu bashkua PSG. Ndeshja e fundit zyrtare e ish-kapitenit të klubit spanjoll daton 6 muaj më parë, në gjysmëfinalen e Champions League Real-Chelsea. 35-vjeçari nuk ka bërë ende debutimin e tij me skuadrën e PSG për shkak të problemeve fizike.Por, pas një pauze të gjatë duket se më në fund do të nisë stërvitjen me grupin.

Klubi i PSG në raportin mjekësor të publikuar, ka bërë të ditur se Sergio Ramos do t’i bashkohet grupit javën e ardhshme. Kjo do të thotë se ai mund të bëjë debutimin e tij kundër Nantes më 20 nëntor në shtëpi ose kundër Manchester City katër ditë më vonë.

Mungesa e tij, megjithatë, i shqetësoi jo pak drejtuesit e PSG-së, aq sa klubi mendoi ta shiste në muajin janar.Pochettino, për momentin, nuk do të duhet të bëjë vetëm pa Ramos. Infermieria e PSG-së është e mbushur me Messin, Leandro Paredes, Marco Verratti, Rafinha dhe Kimpembe.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport psg sergio ramos psg sergio ramos

Sondazh

Poll