Sport

Euro U-19: Shqipëria, organizatore e grupit 7, do të luhet në Rrogozhinë dhe Elbasan

5 Nëntor 2021, 05:50 Nga DOSJA
Euro U-19: Shqipëria, organizatore e grupit 7, do të luhet në

TIRANE Shqipëria do të jetë vendi organizator, ku do të zhvillohen ndeshjet eliminatore të grupit të 7-të për Kampionatin Europian 2021/2022 për ekipet përfaqësuese U-19. Kuqezinjtë tanë të rinj, të drejtuar nga Armando Cungu, do të përballen me Francën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, pas shortit të hedhur në Nion të Zvicrës. Ndeshjet do të zhvillohen më 10, 13 dhe 16 nëntor, ka njoftuar FSHF.

Ndeshja e parë e Shqipërisë do të jetë ajo kundër Francës, më 10 nëntor, duke nisur nga ora 14:00 në stadiumin “Egnatia” në Rrogozhinë. Kuqezinjtë do të luajnë tri ditë më vonë ndaj Serbisë, në po të njëjtën orë në Elbasan, teksa ndeshja e fundit do të jetë ajo ndaj Maqedonisë së Veriut, më 16 nëntor, në ora 16:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Përpos këtij, Federatës Shqiptare të Futbollit i janë besuar një sërë aktivitetesh të rëndësishme të nivelit europian këtë vit, siç kanë qenë ndeshjet e turit para-eliminator të Champions League 2021/2022, organizimi i ndeshjeve të turit para-eliminator të Futsal Champions League 2021/2022, organizimi i ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Europian 2021/2022 për kombëtaren e femrave U-17, apo një nga eventet më të mëdha të UEFA-s, mbledhja e Komitetit “Hat-Trick” në Tiranë, më 30 shtator.

Një tregues ky mjaft i qartë i punës së mirë, që FSHF-ja ka treguar ndër vite, duke dëshmuar seriozitet dhe besueshmëri te qeveria e futbollit europian.

Ja dhe kalendari i ndeshjeve për grupin 7:

10 nëntor: Francë-Shqipëri, “Egnatia” Rrogozhinë, ora 14:00

10 nëntor: Maqedoni e Veriut-Serbi, “Elbasan Arena”, ora 12:00

13 nëntor: Serbi-Shqipëri, “Elbasan Arena”, ora 14:00

13 nëntor: Francë-Maqedoni e Veriut, “Egnatia” Rrogozhinë, ora 12:00

16 nëntor: Shqipëri-Maqedoni e Veriut, “Elbasan Arena”, ora 14:00

16 nëntor: Serbi-Francë, “Egnatia” Rrogozhinë, ora 14:00

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport eliminatore të grupit të 7-të federatës shqiptare të futbollit kampionatin europian maqedoninë e veriut dhe serbinë me francën nga armando cungu shqipëria do të jetë vendi organizator eliminatore të grupit të 7-të federatës shqiptare të futbollit kampionatin europian maqedoninë e veriut dhe serbinë me francën nga armando cungu shqipëria do të jetë vendi organizator

Sondazh

Poll