Sport

Kaq ishte! Përfundon në gjysmëfinale aventura e Alban Beqirit, e mund rusi Musaev

4 Nëntor 2021, 20:41 Nga DOSJA
Kaq ishte! Përfundon në gjysmëfinale aventura e Alban Beqirit, e

BEOGRAD-Alban Beqiri është zyrtarisht medalist i bronztë në Kampionatin Botëror të Boksit për të rritur, që është duke u zhvilluar në Beograd. Në raundin gjysmëfinal të peshës 67-71Kg, Beqiri ka patur përballë rusin Musaev, më shtatlartë se boksieri shqiptar. Por që gjithsesi, Beqiri është munduar ta rivalizojë, edhe pse ka qenë i dëmtuar në dorë dhe në shtyllën kurrizore. Përfundimisht 5-0 për rusin Musaev.

Megjithatë me katër fitore dhe një humbje në pesë ndeshje, por dhe me medaljen e parë historike në një Kampionat Botëror, Alban Beqiri ka bërë mrekullinë. Ndaj të gjithë duhet të jenë krenar edhe me këtë medalje të bronztë të Alban Beqirit. Gjithkush do të kishte dashur më tepër. Megjithatë ky është fillimi i një karriere, që gjithnjë ka për të shënuar majat për Alban Beqirin.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport alban beqiri beograd alban beqiri beograd

Sondazh

Poll