Sport

Bodo Glimt kthehet në makth për Romën! Tifozët vërshëllejnë skuadrën në “Olimpico”

4 Nëntor 2021, 22:14 Nga DOSJA
Bodo Glimt kthehet në makth për Romën! Tifozët

ROMË– Dy javë më parë Roma u mposht në Norvegji me rezultatin e thellë 6-1 në Conference League ndaj Bodo Glimt, ndërsa sot skuadra drejtuar nga Jose Mourinho nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në “Olimpico”.

Një rezultat por edhe një lojë që u vërshëllye nga tifozët, të cilët e kanë humbur besimin te Mourinho. Një pjesë e parë që u mbyll me shifrat 0-1 kur në minutën e 45′ Solbakken shënoi një super gol duke tronditur vendasit. Në pjesën e dytë El Shaaraëy barazoi takimin, por Botheim çoi skuadrën në avantazh në minutën e 65′.

Roma nuk u pajtua dhe u hodh e gjitha në sulm, por barazimi do të vinte nga një mbrojtës si Ibanez, që shmangu në këtë mënyrë turpërimin. Me këtë barazim, Roma mbetet në vendin e dytë në kuotën e 7 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport mourinho roma mourinho roma

Sondazh

Poll