Sport

EUROPA LEAGUE/ Payet prish festën e Lazios, Leverkusen dhe Braga fitojnë pa probleme

4 Nëntor 2021, 22:26 Nga DOSJA

EUROPË-Lazio nuk fiton dot kundër Marseille në Francë. Në një ndeshje të tensionuar, dy skuadrat detyrohen të ndajnë nga një pikë me takimin që përfundoi me shifrat 2-2. Milik shënoi golin për Marseillen nga penalltia në minutën e 33′, ndërsa Anderson dhe Immobile përmbysën gjithçka. Kur u duk se fitorja po shkonte për Lazion, Payet në minutën e 86′ barazoi takimin.

Fitore me poker ka regjistruar Bayer Leverkusen kundër Real Betis. Diaby shënoi dy golat e parë, për t’i lënë radhën Wirtz dhe Amir. “Aspirinat” tani kryesojnë të vetëm, me 10 pikë, 3 më shumë se spanjollët.

Në lojë për kualifikimin është edhe Celtic, që mposhti 3-2 skuadrën e Ferencvaros. Në minutat e fundit në portën e skocezëve realizoi edhe sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni. Ndërkohë këto janë rezultatet e takimeve të tjera.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport europa league lazio marseille europa league lazio marseille

Sondazh

Poll