Sport

Xavi, nesër firmos me Barcelonën! Klubi gati të paguajë klauzolën e spanjollit

4 Nëntor 2021, 21:54 Nga DOSJA
Xavi, nesër firmos me Barcelonën! Klubi gati të paguajë

SPANJË– Pas një dite intensive takimesh gjatë gjithë ditës së sotme, largimi i tij tashmë është vetëm çështje kohe. Duke filluar nga dita e premte, Xavi Hernandez do të jetë trajneri i ri i Barcelonës.Tekniku spanjoll do të takohet sërish me Mohammed bin Khalifa Al Thani, sheikun dhe presidentin e Al Sadd.

Pas këtij takimi Xavi do të dijë nëse klubi nga Katari do të pranojë që të nënshkruajë për Barcelonën, diçka që duket se do të ndodhë pas takimit të zhvilluar dhe opsioni për të rënë dakord për një miqësore me Barcelonën në Doha apo një marrëveshje të ngjashme është rihapur. Në pritje të asaj përgjigjeje përfundimtare dhe pavarësisht bindjes se do të ketë një marrëveshje mes klubeve, Barça tashmë ka vendosur të mos presë më dhe nëse nuk merr ok sot do të paguajë klauzolën e shkëputjes së Xavit, e vlerësuar 5 milionë euro.

Ndërkohë që presin përgjigjen përfundimtare nga sheiku, e vetmja gjë e qartë është se nesër e premte do të bëhet largimi i Xavi nga Al Sadd dhe ardhja e tij te Barça, qoftë me marrëveshje, qoftë me pagesë të klauzolës. Sot në Doha ka mbërritur edhe një kameraman i Barça TV, një tjetër shenjë se njoftimi zyrtar është pranë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport barcelona xavi barcelona xavi

Sondazh

Poll