Sport

EUROPA LEAGUE/ Napoli përmbys Legian, 23 minuta për Muçin! Lyon kualifikohet

4 Nëntor 2021, 20:19 Nga DOSJA

EUROPË-Në orën 18:45 u zhvilluan 8 takime për raundin e katërt të Europa League. Ndeshja më interesante ishte takimi mes Legias së Varshavës dhe Napolit, përballje e vlefshme për Grupin C. Napolitanët fituan me përmbysje me shifrat 4-1.

Skuadra e Spalletit u befasua nga Emreli në minutën e 10-të, por në pjesën e dytë fituan dy penallti që u kthyen në gola nga Zielinski dhe Mertens. Lozano dhe Ounas më pas shënuan edhe dy herë të tjera dhe skuadra e Spalleti u largua nga Polonia me rezultatin që donte. Në këtë takim sulmuesi shqiptar, Ernest Muçi hyri në lojë në minutën e 67′ duke zëvendësuar sulmuesin kosovar Lirim Kastrati.

Lyon ka siguruar kualifikimin me fitore e marrë sot. Francezët mposhtën 3-0 çekët e Sparta Prague dhe regjistruan fitoren e katërt në po kaq ndeshje. Lyon feston që sot edhe prej barazimit 1-1 që regjistruan Brondy dhe Rangers. Slimani shënoi dy gola në fillimin e pjesës së dytë, kurse Toko Ekambi realizoi edhe të tretin në shtesë.

West Ham United barazoi 2-2 në Belgjikë kundër Genk dhe shtyu festën e kualifikimit. Skuadra angleze u gjend në disavantazh, por Behnrahma shënoi dy herë më pas. Gjithsesi Soucek me autogolin e realizuar u dha belgëve një pikë.Grupi B është më interesanti, me Monaco që kryeson me 8 pikë, pas barazimit pa gola me PSV. Real Sociedas, me 6 pikë, nuk përfitoi dot të barazohej me pikë me francezët, pasi u ndal në shtëpi 1-1 me Sturm Graz.

Galatasaray kryeson grupin E dhe pret duelin Lazio-Marseille. Turqit barazuan me Lokomotiv Moscoë 1-1 në shtëpi dhe sfumuan një mundësi të artë për t’u afruar më shumë me kualifikimin.Eintracht Frankfurt feston në Pire, pasi mposhti 2-1 skuadrën e Olympiacos dhe renditet në vendin e parë me 4 pikë më shumë se grekët. Talenti Jens Petter Hauge vendosi fatet e ndeshjes në minutën e 92-të.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport europa league legia napoli europa league legia napoli

Sondazh

Poll